课程进行中

Masat paraprake standarde: Higjiena e duarve

提供者 OpenWHO
Masat paraprake standarde: Higjiena e duarve

Shumica e infeksioneve të lidhura me kujdesin shëndetësor mund të parandalohen me higjienë të mirë të duarve - pastrimi i duarve në kohën e duhur dhe në mënyrën adekuate. Udhëzimet e OBSH-së për higjienën e duarve në kujdesin shëndetësor kanë për qëllim promovimin dhe avancimin e higjienës së duarve në institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën dhe plotësohen nga strategjia multimodale e OBSH-së për përmirësimin e higjienës së duarve, udhëzuesi i zbatimit dhe kompleti i mjeteve të zbatimit, cili është i përbërë nga një numër mjetesh praktike të gatshme. Ky modul është krijuar për të përmbledhur udhëzimet e OBSH-së për higjienën e duarve, mjetet dhe idetë përkatëse për zbatim efektiv.

Ju lutemi vini re: Këto materiale u përditësuan për herë të fundit më 18/01/2022.

自学
语言: Shqip
COVID-19

课程信息

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - français - Português - العربية - Русский - Español - 中文 - Nederlands - Soomaaliga - Türk - සිංහල- தமிழ் - македонски - Tetun - қазақ тілі - Հայերեն - ქართული ენა

Përmbledhje: Duart e punonjësve shëndetësorë luajnë rol kryesor në ruajtjen e sigurisë së pacientëve. Nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk pastrojnë duart e tyre në kohën e duhur dhe duke përdorur metoda të përshtatshme, ata mund të transmetojnë mikroorganizma përmes duarve të tyre që shkaktojnë infeksion nga një pacient tek tjetri. Mirëmbajtja e higjienës së duarve tuaja në momentet kryesore është një ndërhyrje e rëndësishme në mbrojtjen shëndetësor. Higjiena e duarve zvogëlon transmetimin e mikroorganizmave (përfshirë edhe ato rezistentet ndaj antibiotikëve), rrit sigurinë e pacientit dhe zvogëlon infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetsor. Higjiena e duarve, efektive dhe në kohë, është baza për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.

Qëllimet e mësimit: Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësit duhet të jenë në mundësi të:

  • përshkruajnë higjienën e duarve si një komponent të rëndësishme në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve;
  • identifikojnë 5 momentet e higjienës së duarve;
  • diskutojnë përdorimin e dorezave dhe higjienën e duarve në aktivitetet e kujdesit për pacientët;
  • demonstrojnë se si duhet të lahen duart me sapun dhe ujë sipas metodës së rekomanduar nga OBSH;
  • demonstrojnë se si të mirëmbahet higjiena e duarve me një dezinfektues alkoolik të duarve (DA) sipas metodës së rekomanduar nga OBSH; dhe
  • të diskutojnë çështjet dhe aspektet kryesore në lidhje me higjienën e duarve në objektet shëndetësore.

Kohëzgjatja e kursit: Rreth 1 orë..

Certifikati: Pjesëmarrësit që do të përgjigjen saktë në të paktën 70% të pyetjeve të testit kontrollues do të marrin Certifikatë. Keni një numër të pakufizuar përpjekjesh për të kaluar testin. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër të projektit „Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore“ i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

E përkthyer në shqip nga Masat paraprake standarde: Higjiena e duarve, 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

订阅本课程

该课程是免费的。 只需在OpenWHO上注册一个帐户并参加课程!
现在注册吧

证书要求

  • 课程证书 授予者需要至少取得课程总分的百分之 70%
  • 完成课程可获得开放徽章