Курс доступен
Seria e kurseve për Menaxhimin Klinik të pacientëve me KOVID-19 është për profesionistët shëndetësorë në kohë të pandemisë KOVID-19. Kursi ofron të dhëna thelbësore të nevojshme për të siguruar një kujdes të sigurt dhe efektiv me cilësi ndaj pacientit. Në prezantimet përfshihen të gjitha aspektet e menaxhimit klinik, duke përfshirë edhe: përgatitja e institucionit dhe planifikimi i fluksit; parandalimi dhe kontrolli i infeksionit tek profesionistët shëndetësorë; transferimi ndërmjet institucioneve; menaxhimi klinik i sëmundjes së lehtë, të moderuar dhe të formës së rëndë tek pacientët me KOVID-19; udhëzime të veçanta për pacientët geriatrik, gratë shtatzëna dhe pacientët pediatrik me KOVID-19; rehabilitimi; si dhe etika dhe kujdesi paliativ.
Kjo seri kursesh përbëhet nga 6 kurse që përfshijnë video leksione dhe prezantime që mund të shkarkohen, kurse azhurnohen me të dhëna nga udhëzuesit dhe provat e fundit. Secili modul përbëhet nga 5 deri në 8 leksione, kurse secili leksion ka një kuiz për të vlerësuar njohuritë e marra prej tij.
Këto materiale u hodhën në treg më 22/10/2020. Meqenëse provat shkencore dhe udhëzimet teknike në lidhje me COVID-19 po evoluojnë vazhdimisht, materialet në këtë kurs janë të vjetruara. Ky kurs po kalon një rishikim. Një version i përditësuar i këtij kursi do të jetë i disponueshëm së shpejti. Ndërkohë, ju lutemi referojuni https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 për përditësimet më të fundit.
Photo credit: WHO/Netanel Tobias
Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:
English - Македонски јазик - Bahasa Indonesia - Nederlands - Казақ тілі - Русский
Rishikim i shkurtër: Kursi i parë nga një seri kursesh për Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19 përfshin Vështrimet e përgjithshme. Ai ofron një kontekst për vetë pandeminë dhe diskuton funksionimin dhe gatishmërinë e institucionit, sistemet e referencës dhe transferimin ndërmjet institucioneve, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, si dhe rolin e kujdesit paliativ te pacientët. Në këtë kurs gjithashtu diskutohen problemet etike që dalin nga kujdesi për KOVID-19, përfshirë parimet për përcaktimin e resurseve të kujdesit kritik. Nëse merren parasysh të gjitha të më sipërtat, ky kurs ofron përgjigje për gatishmërinë pandemike KOVID-19 në të gjitha nivelet e sigurimit të kujdesit mjekësor.
Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth aspekteve të tjera të menaxhimit klinik të pacientëve me KOVID-19, ju lutemi referojuni kursit në Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19, seri që përfshinë rehabilitimin e pacientëve me KOVID-19:
Qëllimet e përgjithshme:
Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit do të munden:
Koha e zgjatjes së kursit: Ky kurs zgjat afërsisht 3 orë.
Certfikatë: Certifikatë si konfirmim i përfundimit të kursit me sukses do të marrin të gjithë pjesëmarrësit që kanë fituar të paktën 80% nga numri i përgjithshëm i pikave gjatë të gjitha kuizeve. Certifikatë në një formë konfirmimi pjesëmarrjeje do të marrin gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit që kanë kaluar të paktën 80% të materialit të kursit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.
Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.
Përkthyer në shqipe gjuhë nga Clinical management of patients with COVID-19 - General considerations, 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhje midis versionit anglisht dhe përkthimit të zgjidh gjuhë, versioni që do të konsiderohet i besueshëm është versioni origjinal në gjuhën angleze.