Course is available

Menaxhimi klinik i pacientëve me KOVID-19 - Vështrimet e përgjithshme

Offered by OpenWHO
Menaxhimi klinik i pacientëve me KOVID-19 - Vështrimet e përgjithshme

Seria e kurseve për Menaxhimin Klinik të pacientëve me KOVID-19 është për profesionistët shëndetësorë në kohë të pandemisë KOVID-19. Kursi ofron të dhëna thelbësore të nevojshme për të siguruar një kujdes të sigurt dhe efektiv me cilësi ndaj pacientit. Në prezantimet përfshihen të gjitha aspektet e menaxhimit klinik, duke përfshirë edhe: përgatitja e institucionit dhe planifikimi i fluksit; parandalimi dhe kontrolli i infeksionit tek profesionistët shëndetësorë; transferimi ndërmjet institucioneve; menaxhimi klinik i sëmundjes së lehtë, të moderuar dhe të formës së rëndë tek pacientët me KOVID-19; udhëzime të veçanta për pacientët geriatrik, gratë shtatzëna dhe pacientët pediatrik me KOVID-19; rehabilitimi; si dhe etika dhe kujdesi paliativ.

Kjo seri kursesh përbëhet nga 6 kurse që përfshijnë video leksione dhe prezantime që mund të shkarkohen, kurse azhurnohen me të dhëna nga udhëzuesit dhe provat e fundit. Secili modul përbëhet nga 5 deri në 8 leksione, kurse secili leksion ka një kuiz për të vlerësuar njohuritë e marra prej tij.

Këto materiale u hodhën në treg më 22/10/2020. Meqenëse provat shkencore dhe udhëzimet teknike në lidhje me COVID-19 po evoluojnë vazhdimisht, materialet në këtë kurs janë të vjetruara. Ky kurs po kalon një rishikim. Një version i përditësuar i këtij kursi do të jetë i disponueshëm së shpejti. Ndërkohë, ju lutemi referojuni https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 për përditësimet më të fundit.

Photo credit: WHO/Netanel Tobias

Self-paced
Language: Shqip
COVID-19

Enroll for Menaxhimi klinik i pacientëve me KOVID-19 - Vështrimet e përgjithshme

Before you can be enrolled for the course, you have to read and agree to the course provider's data protection policy.

Show policy

Course information

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - Македонски јазик - Bahasa Indonesia - Nederlands - Казақ тілі - Русский

Rishikim i shkurtër: Kursi i parë nga një seri kursesh për Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19 përfshin Vështrimet e përgjithshme. Ai ofron një kontekst për vetë pandeminë dhe diskuton funksionimin dhe gatishmërinë e institucionit, sistemet e referencës dhe transferimin ndërmjet institucioneve, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, si dhe rolin e kujdesit paliativ te pacientët. Në këtë kurs gjithashtu diskutohen problemet etike që dalin nga kujdesi për KOVID-19, përfshirë parimet për përcaktimin e resurseve të kujdesit kritik. Nëse merren parasysh të gjitha të më sipërtat, ky kurs ofron përgjigje për gatishmërinë pandemike KOVID-19 në të gjitha nivelet e sigurimit të kujdesit mjekësor.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth aspekteve të tjera të menaxhimit klinik të pacientëve me KOVID-19, ju lutemi referojuni kursit në Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19, seri që përfshinë rehabilitimin e pacientëve me KOVID-19:

Qëllimet e përgjithshme:

Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit do të munden:

  • të bëni një lidhshmëri midis mënyrës së zhvillimit të pandemisë me KOVID-19 dhe karakteristikave themelore të virusit;
  • të ndihmoni në përgatitjet pandemike të institucionit, duke përfshirë edhe planifikimin e fluksit;
  • të përshkruani metodat e përgjithshme dhe identifikoni masat konkrete për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit tek profesionistët e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët me KOVID-19;
  • të zbatoni parimet etike me qëllim që të zhvillohen mënyra të shpërndarjes së resurseve kritike, në drejtim të përdorimit në kohën e KOVID-19;
  • të përdorni mjete praktike për të ruajtur kujdesin cilësor të pacientit gjatë pandemisë;
  • të përshkruani teknikat e kujdesit paliativ të përdorura në kujdesin nga KOVID-19;
  • të identifikoni lloje të ndryshme të sistemeve të referencës;
  • të shpjegoni parimet themelore të transferimit ndërmjet institucioneve, duke përfshirë zbatimin e metodës së komunikimit.

Koha e zgjatjes së kursit: Ky kurs zgjat afërsisht 3 orë.

Certfikatë: Certifikatë si konfirmim i përfundimit të kursit me sukses do të marrin të gjithë pjesëmarrësit që kanë fituar të paktën 80% nga numri i përgjithshëm i pikave gjatë të gjitha kuizeve. Certifikatë në një formë konfirmimi pjesëmarrjeje do të marrin gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit që kanë kaluar të paktën 80% të materialit të kursit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.

Përkthyer në shqipe gjuhë nga Clinical management of patients with COVID-19 - General considerations, 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhje midis versionit anglisht dhe përkthimit të zgjidh gjuhë, versioni që do të konsiderohet i besueshëm është versioni origjinal në gjuhën angleze.

Course contents

  • Moduli 1: Hyrje në KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, do të mundeni të: Shpjegoni mënyrat e transmetimit të KOVID-19; Njihni shenjat dhe simptomat e infeksionit KOVID-19; Renditni faktorët e rrezikut për sëmundje të rënda; Identifikoni shenjat klinike të pamjes klinike të butë, të moderuar, të rëndë dhe kritike të KOVID-19; dhe Zbatoni udhëzimet e duhura për qasje në sistemin e kujdesit shëndetësor të pacientëve me KOVID-19 gjatë një pandemie KOVID-19.
  • Moduli 2: Planifikimi i fluksit nga KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Identifikoni parimet kryesore të planit të përgatitjes për pandemi; Renditni katër karakteristikat kryesore të fluksit (HPPS); Përshkruani një përqasje në nivele për zgjerimin e kapacitetit në kushtet e fluksit; dhe Diskutoni se si planifikohet fluksi gjatë KOVID-19 sipas skenarëve të ndryshëm të mundshëm të transmetimit.
  • Moduli 3: Parandalimi dhe kontrolli i infeksionit për punonjësit shëndetësor që ofrojnë kujdes mjekësor për pacientët me KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Diskutoni mbi parimet e përgjithshme të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (PKI) në kujdesin e pacientëve me KOVID-19; Lidhni se si kontrolli administrativ dhe kontrolli në përdorimin të pajisjeve dhe materialeve mjekësore mundësojnë zbatimin e PKI; dhe Përshkruani masat konkrete që duhen marrë në një spital kur kujdeseni për pacientët me KOVID-19.
  • Moduli 4: Parimet etike për kujdes optimal gjatë pandemisë me KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Diskutoni mbi rëndësinë e një pandemie dhe gatishmërie për katastrofat; Përshkruani se si mund të ndryshojë konteksti i triazhit gjatë një pandemie ose katastrofe tjetër; Shpjegoni kornizën e të drejtave të njeriut dhe parimet e paanësisë dhe shëndetit; dhe Zbatoni parimet etike për të zhvilluar variante të triazhit që do të përdoren në kohë pandemie ose katastrofe.
  • Moduli 5: Mirëmbajtja e kujdesit cilësor gjatë KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Të njohin rëndësinë e kujdesit cilësor në mbështetje të menaxhimit efektiv të pacientëve me sëmundje të lidhura me KOVID-19; Të njohin rëndësinë e kujdesit cilësor si mbështetje për mirëmbajtjen e shërbimeve themelore rutinë shëndetësore gjatë KOVID-19 në përgjigje dhe shërimin nga situata; Lidhni parimet e kujdesit cilësor; Përshkruani se si mund të zbatohet përmirësimi i cilësisë në kontekstin e KOVID-19; dhe Identifikoni mjetet praktike të cilësisë që do të zbatohen në kontekstin e KOVID-19.
  • Moduli 6: Kujdesi paliativ në KOVID-19:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Përcaktoni kujdesin paliativ; Diskutoni kur nevojitet kujdes paliativ; Jepni shembuj të ndërhyrjeve të kujdesit themelor paliativ; dhe Bëni dallimin midis kujdesit paliativ dhe kujdesit në fund të jetës.
  • Moduli 7: Transferimi dhe dorëzimi i një pacienti të sëmurë akut:

    Në fund të këtij leksioni, ju do të mundeni të: Përshkruani llojet e ndryshme të sistemeve të referencës mjekësore; Zhvilloni një qasje në faza të transferimit të pacientit; dhe Mos harroni të përdorni mjetin për dorëzim Situatë, Kontekst, Vlerësim, Rekomandim (SKVR).

Enroll me for this course

The course is free. Just register for an account on OpenWHO and take the course!

Enroll for Menaxhimi klinik i pacientëve me KOVID-19 - Vështrimet e përgjithshme

Before you can be enrolled for the course, you have to read and agree to the course provider's data protection policy.

Show policy

Certificate Requirements

  • Gain a Record of Achievement by earning at least 80% of the maximum number of points from all graded assignments.
  • Gain a Confirmation of Participation by completing at least 80% of the course material.
  • Gain an Open Badge by completing the course.