Seria e kurseve për Menaxhimin Klinik të pacientëve me KOVID-19 është për profesionistët shëndetësorë në kohë të pandemisë KOVID-19. Kursi ofron të dhëna thelbësore të nevojshme për të siguruar një kujdes të sigurt dhe efektiv me cilësi ndaj pacientit. Në prezantimet përfshihen të gjitha aspektet e menaxhimit klinik, duke përfshirë edhe: përgatitja e institucionit dhe planifikimi i fluksit; parandalimi dhe kontrolli i infeksionit tek profesionistët shëndetësorë; transferimi ndërmjet institucioneve; menaxhimi klinik i sëmundjes së lehtë, të moderuar dhe të formës së rëndë tek pacientët me KOVID-19; udhëzime të veçanta për pacientët geriatrik, gratë shtatzëna dhe pacientët pediatrik me KOVID-19; rehabilitimi; si dhe etika dhe kujdesi paliativ.
Kjo seri kursesh përbëhet nga 6 kurse që përfshijnë video leksione dhe prezantime që mund të shkarkohen, kurse azhurnohen me të dhëna nga udhëzuesit dhe provat e fundit. Secili modul përbëhet nga 5 deri në 8 leksione, kurse secili leksion ka një kuiz për të vlerësuar njohuritë e marra prej tij.
Photo credit: WHO/Netanel Tobias
Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:
Rishikim i shkurtër: Kursi i parë nga një seri kursesh për Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19 përfshin Vështrimet e përgjithshme. Ai ofron një kontekst për vetë pandeminë dhe diskuton funksionimin dhe gatishmërinë e institucionit, sistemet e referencës dhe transferimin ndërmjet institucioneve, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, si dhe rolin e kujdesit paliativ te pacientët. Në këtë kurs gjithashtu diskutohen problemet etike që dalin nga kujdesi për KOVID-19, përfshirë parimet për përcaktimin e resurseve të kujdesit kritik. Nëse merren parasysh të gjitha të më sipërtat, ky kurs ofron përgjigje për gatishmërinë pandemike KOVID-19 në të gjitha nivelet e sigurimit të kujdesit mjekësor.
Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth aspekteve të tjera të menaxhimit klinik të pacientëve me KOVID-19, ju lutemi referojuni kursit në Menaxhimin Klinik të Pacientëve me KOVID-19, seri që përfshinë rehabilitimin e pacientëve me KOVID-19:
Qëllimet e përgjithshme:
Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit do të munden:
Koha e zgjatjes së kursit: Ky kurs zgjat afërsisht 3 orë.
Certfikatë: Certifikatë si konfirmim i përfundimit të kursit me sukses do të marrin të gjithë pjesëmarrësit që kanë fituar të paktën 80% nga numri i përgjithshëm i pikave gjatë të gjitha kuizeve. Certifikatë në një formë konfirmimi pjesëmarrjeje do të marrin gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit që kanë kaluar të paktën 80% të materialit të kursit.
Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.
Përkthyer në shqipe gjuhë nga Clinical management of patients with COVID-19 - General considerations, 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhje midis versionit anglisht dhe përkthimit të zgjidh gjuhë, versioni që do të konsiderohet i besueshëm është versioni origjinal në gjuhën angleze.