Курс доступен
Seria e kurseve për veprimi në kushte klinike me të sëmurë nga kovid-19 u kushtohet punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë së kovid-19. Trajnimi jep informacione shumë të domosdoshme për dhënien e kujdesit të sigurt, cilësor dhe efektiv për të sëmurët. Prezantimet i adresojnë të gjitha aspektet e trajtimit të pacientëve në mjediset klinike, duke përfshirë edhe tema si: përgatitja e institucionit dhe planifikimi për raste të valës së madhe të pacientëve përnjëherë; parandalimi dhe kontrolli i infektimit të punonjësve shëndetësorë; transferimi i pacientëve midis institucioneve; veprimi në kushte spitalore me pacientë me formë të lehtë, mesatare dhe të rëndë klinike të kovid-19; pasqyrë e veçantë mbi të sëmurët gjeriatrie, shtatzënat dhe pediatrie nga kovid-19; rehabilitimi; etika dhe kujdesi paliativ.
Trajnimi përbëhet gjashtë kurse me video-ligjërime dhe Power Point prezantime ku përmbahen udhëzimet dhe dëshmitë më të reja. Çdo modul përmban 5-8 ligjërime, kurse çdo ligjërim përmban kuiz për kontroll të asaj që është mësuar.
Këto materiale u hodhën në treg më 13/01/2021. Meqenëse provat shkencore dhe udhëzimet teknike në lidhje me COVID-19 po evoluojnë vazhdimisht, materialet në këtë kurs janë të vjetruara. Ky kurs po kalon një rishikim. Ndërkohë, ju lutemi referojuni https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 për përditësimet më të fundit.
WHO / Blink Media - Martyn Aim
Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:
English - Français - македонски - 中文 - Русский - Українська - Հայերեն
Pasqyrë :Trajnimi për menaxhment klinik të pacientëve me kovid-19 i dedikohet temës rehabilitimi i të sëmurëve me kovid-19. Shtatë modulet në këtë kurs i pasqyrojnë nevojat e shumta dhe të ndryshme të pacientëve të cilët po rikuperohen nga kovid-19 në pjesën e rehabilitimit, duke përfshirë edhe pacientët me çrregullime kognitive, shëndet të përkeqësuar fizik dhe dobësi, çrregullime të frymëmarrjes, probleme me gëlltitjen dhe çrregullime në komunikim. Është dhënë pasqyrë edhe e sfidave në pjesën e kryerjes së aktiviteteve të përditshme jetësore dhe të teknikave për rehabilitim.
Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë mbi aspektet e veprimit në kushte klinike me të sëmurët nga kovid-19, shikojeni serinë e trajnimeve me këtë temë në slajdin në vijim:
Qëllimet - që duam t’i mësojnë dëgjuesit:
Në fund të trajnimit duhet të jenë të aftë për:
Kohëzgjatja e trajnimit: Që të kalohet trajnimi nevojiten rreth 3 orë.
Certifikata: Vërtetim për arritje do t’u jepet pjesëmarrësve të cilët do të marrin minimum 80% të numrit të përgjithshëm të pikëve nëpërmjet të gjitha kuizeve të qasshme. Vërtetim për pjesëmarrje do t’u jepet pjesëmarrësve të cilët do të kalojnë minimum 80% të materialit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.
Përkthyer në shqipe gjuhë nga Clinical management of patients with COVID-19 - Rehabilitation of patients with COVID-19, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhje midis versionit anglisht dhe përkthimit të zgjidh gjuhë, versioni që do të konsiderohet i besueshëm është versioni origjinal në gjuhën angleze.
Ky prodhim është përgatitur në gjuhen shqip në kuadër te projektit ,,Mbështetje emergjente ndaj përgjigjes së shëndetit dhe kujdesit publik gjatë valës së dytë KOVID-19 në Maqedoninë Veriore" i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbrëterisë së Bashkuar.