There is no public course content yet.

Course is available

ePROTECT Infeksione respiratore

Offered by OpenWHO

An error occurred while loading the video player, or it takes a long time to initialize. You can try clearing your browser cache. Please try again later and contact the helpdesk if the problem persists.

I gjithë personeli që i përgjigjet shpërthimeve të Infeksioneve Respiratore Akute (IRA) duhet të ketë njohuritë dhe aftësitë themelore për të dhënë një përgjigje efektive. Ata duhet të kuptojnë se çka janë IRA, si transmetohen ato, si të vlerësojnë rrezikun e infeksionit dhe të kuptojnë masat themelore të higjienës për të mbrojtur veten e tyre. Kjo paketë mësimore përbëhet nga 4 module me video dhe prezentime të shkarkueshme.

Ju lutemi vini re: Këto materiale u përditësuan për herë të fundit më 06/09/2020.

Self-paced
Language: Shqip
COVID-19

Course information

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - français - Bahasa Indonesia - русский - Português - 中文 - Español - العربية - Tiếng Việt - বাংলা - македонски - Tetun - Polski - සිංහල - ภาษาไทย-தமிழ் - Казақ тілі

Përmbledhje: Ky kurs ofron një hyrje të përgjithshme mbi Infeksionet Respiratore Akute (IRA) dhe masat themelore të higjienës për t’u mbrojtur kundër infeksionit. Deri në fund të kursit duhet të jeni në gjendje të përshkruani informacionin bazë rreth IRA-ve, duke përfshirë çka janë ato, si transmetohen ato, si të vlerësoni rrezikun e infeksionit dhe të numëroni masat themelore të higjienës për t’u mbrojtur kundër infeksionit. Do të ketë një kuiz në fund të kursit

Objektivat e mësimit: Të kuptohen parimet themelore të infeksioneve respiratore akute, si të vlerësohet rreziku nga infeksioni dhe masat themelore të higjienës për t’u mbrojtur kundër infeksionit.

Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht 2 orë.

Certifikata: Një Vërtetim për arritjet do të jetë në dispozicion për pjesëmarrësit të cilët shënojnë 80% dhe më shumë në vlerësimin e kursit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

E përkthyer në shqip nga ePROTECT Respiratory Infections (EN), 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

Course contents

  • Moduli 1: Infeksionet Respiratore Akute (IRA) si çështje e shëndetit publik – Hyrje:

    Objektivi i përgjithshëm i mësimit: Të përshkruajë informacionin bazë në lidhje me infeksionet akute të frymëmarrjes, përfshirë transmetimin, simptomat, trajtimin dhe parandalimin.
  • Moduli 2: Si të mbroheni nga Infeksionet Respiratore Akute (IRA):

    Objektivi i përgjithshëm i mësimit: Të përcaktojë rrezikun, si dhe kur të bëhet një vlerësim i rrezikut dhe si të menaxhohet rreziku nga IRA.
  • Moduli 3: Masat themelore të higjienës:

    Objektivi i përgjithshëm i mësimit: Të përshkruajë masat themelore të higjienës për t’u mbrojtur kundër IRA.
  • Moduli 4: Mbajtja e maskës medicinale:

    Objektivi i përgjithshëm i mësimit: Të përshkruajë kur dhe si të vendoset maska medicinale.

Enroll me for this course

The course is free. Just register for an account on OpenWHO and take the course!
Enroll me now

Certificate Requirements

  • Gain a Record of Achievement by earning at least 80% of the maximum number of points from all graded assignments.
  • Gain an Open Badge by completing the course.