Cours est disponible
Ky kurs përqendrohet në mjetet që mund të përdoren për të parandaluar dhe kontrolluar gripin. Këto mjete përfshijnë: vaksinat e gripit sezonal, diagnostikimin dhe terapinë.
Ky kurs është gjithashtu i disponueshëm në gjuhët e mëposhtme:
English - Português - العربية - Русский - Español - 中文 - Français
Hyrje: Gripi shkakton 3-5 milionë raste të sëmundjeve të rënda dhe deri në 650,000 vdekje nga rrugët e frymëmarrjes në vit në mbarë botën. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet me të ardhura të ulëta çdo vit. Disa popullata janë veçanërisht të ndjeshme ndaj gripit sezonal, për shkak se kanë një rrezik më të madh ekspozimi ose për shkak të një rreziku më të madh për të zhvilluar sëmundje të rënda: gratë shtatzëna; personeli shëndetësor; personat me sëmundje kronike (si diabet, HIV, astmë, sëmundje të zemrës ose të mushkërive); personat mbi 65 vjeç; dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 59 muaj.
Ky kurs ofron një përmbledhje të mjeteve për parandalimin dhe kontrollin e gripit. Ai u shërben personelit shëndetësor dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në parandalimin dhe trajtimin e gripit.
Objektivat mësimore: Deri në fund të këtij kursi, ju duhet të jeni në gjendje të:
Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht në 30 minuta
Certifikata: Pjesëmarrësit të cilët do të marrin minimum 80% të pikëve në të gjitha kuizet të t’u jepet Certifikatë për arritje të suksesit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.
E përkthyer në shqip nga Influenza prevention and control, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.