Please log in to proceed.

Course is available

Parandalimi dhe kontrolli i gripit

Offered by OpenWHO
Parandalimi dhe kontrolli i gripit

Ky kurs përqendrohet në mjetet që mund të përdoren për të parandaluar dhe kontrolluar gripin. Këto mjete përfshijnë: vaksinat e gripit sezonal, diagnostikimin dhe terapinë.

Self-paced
Language: Shqip
Shqip
Influenza

Course information

Ky kurs është gjithashtu i disponueshëm në gjuhët e mëposhtme:

English - Português - العربية - Русский - Español - 中文 - Français

Hyrje: Gripi shkakton 3-5 milionë raste të sëmundjeve të rënda dhe deri në 650,000 vdekje nga rrugët e frymëmarrjes në vit në mbarë botën. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet me të ardhura të ulëta çdo vit. Disa popullata janë veçanërisht të ndjeshme ndaj gripit sezonal, për shkak se kanë një rrezik më të madh ekspozimi ose për shkak të një rreziku më të madh për të zhvilluar sëmundje të rënda: gratë shtatzëna; personeli shëndetësor; personat me sëmundje kronike (si diabet, HIV, astmë, sëmundje të zemrës ose të mushkërive); personat mbi 65 vjeç; dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 59 muaj.

Ky kurs ofron një përmbledhje të mjeteve për parandalimin dhe kontrollin e gripit. Ai u shërben personelit shëndetësor dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në parandalimin dhe trajtimin e gripit.

Objektivat mësimore: Deri në fund të këtij kursi, ju duhet të jeni në gjendje të:

  • Shpjegoni rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të gripit
  • Renditni llojet e vaksinave të gripit dhe grupet e synuara për vaksinimin e gripit sezonal;
  • Përshkruani procesin e diagnostikimit të gripit; dhe
  • Njihni rekomandimet e OBSH-së për përdorimin e terapive të gripit.

Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht në 30 minuta

Certifikata: Pjesëmarrësit të cilët do të marrin minimum 80% të pikëve në të gjitha kuizet të t’u jepet Certifikatë për arritje të suksesit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

E përkthyer në shqip nga Influenza prevention and control, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

Course contents

  • Moduli 1: Rëndësia e programeve të vaksinimit ndaj gripit sezonal:

    Në fund të kësaj videoje duhet të jeni në gjendje të shpjegoni se si programet e vaksinimit të gripit sezonal mund të ndihmojnë në parandalimin dhe kontrollin e gripit sezonal, në forcimin e sistemit shëndetësor të vendeve dhe të ndihmojnë vendet të përgatiten për pandemi.
  • Moduli 2: Llojet, administrimi dhe grupet e synuara të vaksinës ndaj gripit sezonal:

    Në fund të kësaj video, ju duhet të jeni në gjendje të përshkruani llojet e vaksinave të gripit sezonal, administrimin e tyre, çfarë i bën vaksinat e gripit sezonal të ndryshme nga vaksinat e tjera dhe grupet e synuara të rekomanduara për vaksinimin e gripit sezonal nga OBSH.
  • Moduli 3: Diagnostikimi i gripit:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të përshkruani llojet e ndryshme të testeve diagnostikuese të gripit dhe përdorimin e tyre dhe rëndësinë e mbledhjes, ruajtjes dhe transportit të duhur të mostrave.
  • Moduli 4: Terapia ndaj gripit:

    Në fund të këtij moduli, ju duhet të jeni në gjendje të shpjegoni hapat dhe procesin e njohjes dhe trajtimit të gripit të rëndë.

Enroll me for this course

The course is free. Just register for an account on OpenWHO and take the course!
Enroll me now

Certificate Requirements

  • Gain a Record of Achievement by earning at least 80% of the maximum number of points from all graded assignments.
  • Gain an Open Badge by completing the course.