Curso de ritmo individualizado
Në këtë kurs do të jepet pasqyrë e udhëzimit për maskat siç është dhënë në “Përdorimi i maskave në kontekst të kovid-19”.
Ky trajnim është paraparë për punonjësit shëndetësorë, krijuesit e vendimeve dhe për publikun dhe e përfshin përdorimin e saktë të maskave në mjedise ku sigurohen shërbimet shëndetësore dhe në suazat e mjedisit jetësor në bashkësi.
Këto materiale u prezantuan më 03/03/2021. Meqenëse provat shkencore dhe udhëzimet teknike në lidhje me COVID-19 po evoluojnë vazhdimisht, ju lutemi referojuni https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 për përditësimet më të fundit.
Fotografi: OBSH Blink Media - E. Xhabi; OBSH/ Blink Media - M. Aim
Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:
English - македонски - chiShona
Pasqyrë: Përdorimi i maskave është pjesë e paketës gjithëpërfshirëse për ballafaqim dhe kontroll të kufizimit të shpërhapjes së virusit SARS-CoV-2 i cili shkakton kovid-19. Ky trajnim bazohet në dëshmi shkencore dhe në udhëzimin e OBSH-së i cili është relevant për përdorimin e maskave për zvogëlim të shpërhapjes së SARS-CoV-2 në mjedise të ndryshme. Ky kurs i targeton krijuesit e vendimeve, ekspertët për parandalim dhe kontroll të infektimit, punonjësit shëndetësorë dhe publikun e përgjithshëm.
Ky kurs bazohet në udhëzimet e OBSH-së dhe ai do të rishqyrtohet me shfaqjen e dëshmive të reja.
Qëllimet e të mësuarit. Deri në fund të këtij kursi, do të mund:
Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht në 1 orë.
Certifikata: Pjesëmarrësit të cilët do të marrin minimum 80% të pikëve në të gjitha kuizet të t’u jepet Certifikatë për arritje të suksesit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.
Linke dhe resurse të dobishme:
Këshilla për opinionin për sëmundjen me virus korona (kovid-19): Kur dhe si të përdoren maskat?
E përkthyer në shqip nga Guidance on mask use in the context of COVID-19, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.