Udhëzim për përdorimin e maskave në kontekst të kovid-19

Në këtë kurs do të jepet pasqyrë e udhëzimit për maskat siç është dhënë në “Përdorimi i maskave në kontekst të kovid-19”.

Ky trajnim është paraparë për punonjësit shëndetësorë, krijuesit e vendimeve dhe për publikun dhe e përfshin përdorimin e saktë të maskave në mjedise ku sigurohen shërbimet shëndetësore dhe në suazat e mjedisit jetësor në bashkësi.

Këto materiale u prezantuan më 03/03/2021. Meqenëse provat shkencore dhe udhëzimet teknike në lidhje me COVID-19 po evoluojnë vazhdimisht, ju lutemi referojuni https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 për përditësimet më të fundit.

Fotografi: OBSH Blink Media - E. Xhabi; OBSH/ Blink Media - M. Aim

En mode autodidacte
Langue: Shqip
COVID-19

Informations sur le cours

Ky kurs është gjithashtu në dispozicion në gjuhët vijuese:

English - македонски - chiShona

Pasqyrë: Përdorimi i maskave është pjesë e paketës gjithëpërfshirëse për ballafaqim dhe kontroll të kufizimit të shpërhapjes së virusit SARS-CoV-2 i cili shkakton kovid-19. Ky trajnim bazohet në dëshmi shkencore dhe në udhëzimin e OBSH-së i cili është relevant për përdorimin e maskave për zvogëlim të shpërhapjes së SARS-CoV-2 në mjedise të ndryshme. Ky kurs i targeton krijuesit e vendimeve, ekspertët për parandalim dhe kontroll të infektimit, punonjësit shëndetësorë dhe publikun e përgjithshëm.

Ky kurs bazohet në udhëzimet e OBSH-së dhe ai do të rishqyrtohet me shfaqjen e dëshmive të reja.

Qëllimet e të mësuarit. Deri në fund të këtij kursi, do të mund:

  • T’i përshkruani parimet për përdorim të sigurt dhe mbajtjen e maskave;
  • T’i përshkruani rekomandimet për përdorim të maskave në mjedise shëndetësore;
  • T’i përshkruani rekomandimet për përdorim të maskave në suazat e bashkësisë; dhe
  • T’i përshkruani maskat e rekomanduara pëlhurem duke përfshirë numrin e shtresave dhe përbërjen e maskës.

Kohëzgjatja e kursit: Përafërsisht në 1 orë.

Certifikata: Pjesëmarrësit të cilët do të marrin minimum 80% të pikëve në të gjitha kuizet të t’u jepet Certifikatë për arritje të suksesit. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

Linke dhe resurse të dobishme:

Këshilla për opinionin për sëmundjen me virus korona (kovid-19): Kur dhe si të përdoren maskat?

E përkthyer në shqip nga Guidance on mask use in the context of COVID-19, 2021. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

Contenu du cours

  • Moduli 1: Hyrja:

    Deri në fund të këtij moduli, do të mund të përshkruani si shpërhapet kovid-19; t’i shpjegoni 5 masat e rekomanduara që të parandalohet shpërhapja e kovid-19; të kuptoni çfarë është përfshirë në udhëzimin për maskat dhe të përshkruani si përdoren maskat, cilat lloje të maskave përdoren dhe kur përdoren.
  • Moduli 2: Mjedisi ku sigurohen shërbimet shëndetësore:

    Deri në fund të këtij moduli, do të mund: të përshkruani cilat maska rekomandohen për kujdes të pacientëve të sëmurë me kovid-19; të kuptoni cilat maska rekomandohen të përdoren gjatë çdo skenari të shpërhapjes; të shpjegoni çfarë maskash nevojiten për punonjësit shëndetësorë dhe të përshkruani dallimin midis nocioneve “mbajtja universale e maskave” përkundrejt “mbajtja e targetuar e maskave”.
  • Moduli 3: Mjedis në bashkësi:

    Deri në fund të këtij moduli, do të mund: Të përshkruani kur mbahet maska në suazat e bashkësisë; të shpjegoni cilat maska rekomandohen për nëngrupe konkrete në bashkësi dhe të kuptoni a rekomandohet maska për aktivitete konkrete në suazat e bashkësisë.

Inscrivez-moi à ce cours

Le cours est en accès libre. Créez votre compte et suivez le cours sur OpenWHO.
Inscrivez-moi maintenant

Certificate Requirements

  • Obtenez un certificat de réussite en gagnant plus de 80% du nombre maximal de points pour la somme de toutes les tâches hebdomadaires.