Курс доступен
Udhëheqësia është pjesë e rëndësishme e një programi të suksesshëm për Parandalim dhe Kontroll të Infeksionit (PKI). Këto shkathtësi mund të sjellin ndryshim pozitiv në një ekip për PKI, udhëheqës të tjerë dhe staf të kujdesit shëndetësor, si dhe të çojnë në programe të qëndrueshme për PKI. Në mënyrë që të zhvillojnë një program të qëndrueshëm, udhëheqësit për PKI duhet të kenë shkathtësi të mira për menaxhim të projekteve dhe vlerësimin e risqeve, dhe t’i kuptojnë strategjitë e zbatimit. Gjithashtu, do të mësojmë rëndësinë e zhvillimit të edukimit dhe trajnimit të duhur për punëtorët e kujdesit shëndetësor në institucionin tuaj. Zbatimi i ndryshimeve sistemike është sfidues. Me përvetësimin e këtyre shkathtësive të udhëheqësisë, ju do të fitoni një themel që do t’ju lejojë të ndërtoni një ekip efektiv për PKI, të menaxhoni me sukses projektet për PKI , dhe të zhvilloni një program të qëndrueshëm për PKI.
Ju lutemi vini re: Këto materiale u prezantuan më 21/01/2021.
Ky kurs është gjithashtu i disponueshëm në gjuhët vijuese:
English - Français - Azərbaycan dili - македонски - Հայերեն
Përmbledhje: Në këtë kurs, do të shqyrtojmë karakteristikat e një udhëheqësi dhe lloje të ndryshme të udhëheqësisë, por edhe si shkathtësitë e udhëheqësisë janë thelbësore për komunikimin efektiv dhe menaxhimin e konfliktit. Veç kësaj, do të shqyrtojmë procesin e menaxhimit të projekteve dhe edukimin e bazuar në të rritur për PKI, si dhe bazat e shkencës së zbatimit dhe mënyrën sesi strategjitë multimodale mund të mbështesin ndryshimin e sjelljes dhe të ndikojnë tek palët e interesit.
Objektivat e të nxënit: Në përfundim të këtij sesioni, do të jeni të aftë:
Kohëzgjatja e kursit: Afërsisht 4 orë.
Certifikatat: Pjesëmarrësve që marrin të paktën 70% pas testit, do t’u lëshohet një Vërtetim i Arritjeve. Nuk ka kufizim në numrin e përpjekjeve për ta plotësuar pragun. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.
E përkthyer në shqip nga Leadership and programme management in Infection Prevention and Control (IPC), 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.