课程进行中

Udhëheqësia dhe menaxhimi i programit për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit

提供者 OpenWHO
Udhëheqësia dhe menaxhimi i programit për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit

Udhëheqësia është pjesë e rëndësishme e një programi të suksesshëm për Parandalim dhe Kontroll të Infeksionit (PKI). Këto shkathtësi mund të sjellin ndryshim pozitiv në një ekip për PKI, udhëheqës të tjerë dhe staf të kujdesit shëndetësor, si dhe të çojnë në programe të qëndrueshme për PKI. Në mënyrë që të zhvillojnë një program të qëndrueshëm, udhëheqësit për PKI duhet të kenë shkathtësi të mira për menaxhim të projekteve dhe vlerësimin e risqeve, dhe t’i kuptojnë strategjitë e zbatimit. Gjithashtu, do të mësojmë rëndësinë e zhvillimit të edukimit dhe trajnimit të duhur për punëtorët e kujdesit shëndetësor në institucionin tuaj. Zbatimi i ndryshimeve sistemike është sfidues. Me përvetësimin e këtyre shkathtësive të udhëheqësisë, ju do të fitoni një themel që do t’ju lejojë të ndërtoni një ekip efektiv për PKI, të menaxhoni me sukses projektet për PKI , dhe të zhvilloni një program të qëndrueshëm për PKI.

Ju lutemi vini re: Këto materiale u prezantuan më 21/01/2021.

自学
语言: Shqip
COVID-19

课程信息

Ky kurs është gjithashtu i disponueshëm në gjuhët vijuese:

English - Français - Azərbaycan dili - македонски - Հայերեն

Përmbledhje: Në këtë kurs, do të shqyrtojmë karakteristikat e një udhëheqësi dhe lloje të ndryshme të udhëheqësisë, por edhe si shkathtësitë e udhëheqësisë janë thelbësore për komunikimin efektiv dhe menaxhimin e konfliktit. Veç kësaj, do të shqyrtojmë procesin e menaxhimit të projekteve dhe edukimin e bazuar në të rritur për PKI, si dhe bazat e shkencës së zbatimit dhe mënyrën sesi strategjitë multimodale mund të mbështesin ndryshimin e sjelljes dhe të ndikojnë tek palët e interesit.

Objektivat e të nxënit: Në përfundim të këtij sesioni, do të jeni të aftë:

  • ta definoni udhëheqësinë ashtu siç vlen për rolet dhe përgjegjësitë e personit të fokusit për PKI;
  • të identifikoni sesi karakteristikat dhe llojet e udhëheqësisë lidhen me qasjet tuaja personale të udhëheqësisë;
  • të përcaktoni komponentët e komunikimit dhe të përshkruajë si përdoren ato për të komunikuar në mënyrë efektive për PKI;
  • të zgjidhni kanalet më efektive të komunikimit për t’u përdorur në situata të ndryshme për PKI;
  • të shpjegoni cilat shkathtësi dhe sjellje të udhëheqësisë janë të nevojshme për zgjidhjen optimale të konfliktit;
  • të shpjegoni sesi aplikohen shkathtësitë e menaxhimit të projekteve në zhvillimin e një programi të fortë për PKI;
  • të identifikoni dhe kategorizoni risqet dhe strategjitë për menaxhim të riskut, sipas nevojës për projektet tuaja për PKI;
  • të zbatoni teoritë e të nxënit të të rriturve në mënyrën si mund t’i qaseni edukimit dhe trajnimit të punëtorëve të kujdesit shëndetësor në institucionin tuaj;
  • të përshkruani mënyrën sesi tre faktorët e zbatimit të suksesshëm - konteksti, inovacioni dhe përfituesit - përcaktojnë një kornizë për përmirësimin e aktiviteteve të PKI-së;
  • të shpjegoni sesi të kuptuarit e ndryshimit të sjelljes mund të përdoret për të zhvilluar dhe zbatuar intervenime më të mira për PKI;
  • të zgjidhni strategjitë më të mira për t’u përdorur kur përpiqeni të bëni përmirësime me kosto të ulët ose pa kosto; dhe
  • të zhvilloni strategji për përmirësimin e cilësisë (PC) që mund të përdoren për t’i përmirësuar sistematikisht proceset dhe rezultatet.

Kohëzgjatja e kursit: Afërsisht 4 orë.

Certifikatat: Pjesëmarrësve që marrin të paktën 70% pas testit, do t’u lëshohet një Vërtetim i Arritjeve. Nuk ka kufizim në numrin e përpjekjeve për ta plotësuar pragun. Pjesëmarrësit që marrin një Regjistër të Arritjes gjithashtu mund të shkarkojnë një Simbol të Hapur për këtë kurs. Klikoni këtu për të mësuar se si.

E përkthyer në shqip nga Leadership and programme management in Infection Prevention and Control (IPC), 2020. OBSH nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Në rast të ndonjë mospërputhjeje të përkthimit nga anglishtja në shqip, versioni origjinal në anglisht do të jetë versioni detyrues dhe autentik.

课程内容

  • Moduli 1: Shkathtësitë e udhëheqësisë:

    Udhëheqësia është një pjesë e rëndësishme e një programi të suksesshëm për PKI. Në këtë modul, do të shqyrtojmë karakteristikat e një udhëheqësi dhe lloje të ndryshme të udhëheqësisë, por edhe si shkathtësitë e udhëheqësisë janë thelbësore për komunikimin efektiv dhe menaxhimin e konfliktit. Këto shkathtësi mund të sjellin ndryshim pozitiv në një ekip për PKI, udhëheqës të tjerë dhe staf të kujdesit shëndetësor, si dhe të çojnë në programe të qëndrueshme për PKI. Me përvetësimin e këtyre shkathtësive të udhëheqësisë, ju do të fitoni një themel që do t’ju lejojë të ndërtoni një ekip dhe program efektiv për PKI, ndërkohë që gjithashtu do të fitoni kredibilitet dhe ndikim në kuadër të institucionit tuaj.
  • Moduli 2: Menaxhimi i projekteve:

    Udhëheqësia është një pjesë e rëndësishme e një programi të suksesshëm për PKI. Në këtë modul, do të shqyrtojmë procesin e menaxhimit të projekteve dhe edukimin e bazuar në të rritur për PKI. Këto shkathtësi mund të sjellin ndryshim pozitiv në një ekip për PKI, udhëheqës të tjerë dhe staf të kujdesit shëndetësor, si dhe të çojnë në programe të qëndrueshme për PKI. Në mënyrë që të zhvillojnë një program të qëndrueshëm, udhëheqësit për PKI duhet të kenë shkathtësi të mira për menaxhimin e projekteve dhe vlerësimin e riskut. Gjithashtu, do të mësojmë rëndësinë e zhvillimit të edukimit dhe trajnimit të duhur për punëtorët e kujdesit shëndetësor në institucionin tuaj. Zbatimi i ndryshimeve sistemike është sfidues. Me përvetësimin e këtyre shkathtësive të udhëheqësisë, ju do të fitoni një themel që do t’ju lejojë të ndërtoni një ekip efektiv për PKI, të menaxhoni me sukses projektet për PKI dhe të zhvilloni një program të qëndrueshëm për PKI.
  • Moduli 3: Strategjitë e Zbatimit dhe Përmirësimi i Cilësisë:

    Strategjitë e zbatimit ju ndihmojnë të krijoni ndryshime të strukturuara dhe t’i përktheni standardet për PKI në praktikë në vendin e kujdesit në institucionin tuaj. Si person i fokusit për PKI, është e rëndësishme që ju ta kuptoni se si t’i zhvilloni dhe mbani intervenimet për PKI. Në këtë modul do të mësoni në lidhje me bazat e shkencës së zbatimit dhe si munden strategjitë multimodale ta mbështesin ndryshimin e sjelljes dhe të ndikojnë tek palët e interesit.
  • Testi pas kursit: Udhëheqja

订阅本课程

该课程是免费的。 只需在OpenWHO上注册一个帐户并参加课程!
现在注册吧

证书要求

  • 课程证书 授予者需要至少取得课程总分的百分之 70%
  • 完成课程可获得开放徽章